Transport Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – Shkodër (dhe anasjelltas)
vetëm € 9.- për person
Përfitoni transportin më të mirë për linjën Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – Shkodër (dhe anasjelltas) me taksi të regjistruara dhe/ose autobuz të vlefshëm 24/7, sipas dëshirës dhe nevojave specifike të klientëve.
Çmim i arsyeshëm me zbritje nëse rezervoni minimumi 7 (shtatë) ditë përpara nisjes, ose çmim normal me mundësi rezervimi 1 (një) orë përpara nisjes (disponueshmëria e diskutueshme). Për shërbim dhe çmimet më të mira, ju rekomandojmë të rezervoni sa më shpejt dhe herët që të keni mundësi, veçanërisht në periudhat e ngarkuara dhe me udhëtime gjatë natës. Në çmim përfishet 1 (një) valixhe deri në 20 (njëzet) kg dhe 1 (një) çantë në dorë.
I hershëm! Rezervoni 7 (shtatë) ditë përpara nisjes dhe përfitoni çmim të leverdisshëm vetëm € 9.- për person me një udhëtim të sigurtë e të konfirmuar!
I zakonshëm! Rezervoni deri 1 (një) orë përpara nisjes (disponueshmëria e diskutueshme)!
ECO Ky shërbim është i mundshëm vetëm gjatë ditës nga ora 6 PD deri në 4 MD (06.00 – 16.00) dhe është një kombinim ku shoferi* ju sjell në/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në një pikë-takim të përcaktuar për shërbimin e autobuzave ndërmjet qendrës së qytetit të Tiranës dhe qendrës së qytetit të Shkodrës (ose anasjelltas). Kohëzgjatja e udhëtimit është përafërsisht 3 (tre) orë. Ofertë udhëtimi e përshtatshme nëse dëshironi të udhëtoni si udhëtar i zakonshëm.
PREMIUM Ky shërbim është i vlefshëm 24/7 me orar nisjeje të përcaktuar nga/drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe drejt/nga Shkodra. Ky lloj shërbimi ka të veçantë sepse mund të hipni ose të zbrisni në çfarëdo lokacioni / hoteli në qendrën e qytetit të Shkodrës*. Kohëzgjatja e udhëtimit është përafërsisht 2 (dy) orë. Wi-Fi falas përgjatë gjithë udhëtimit!
DE LUXE Ky shërbim është i vlefshëm 24/7 me orar nisjeje të përcaktuar nga ju, dhe do të mund të hipni ose të zbrisni në çfarëdo lokacioni në qytetin e Shkodrës ose Zonës Jugore të rrethit të Shkodrës** pa kosto shtesë. Automjeti do të jetë në dispozionin tuaj deri në 3 (tre) pasagjerë. Kohëzgjatja e udhëtimit është përafërsisht 2 (dy) orë. Ky shërbim është ideal për një udhëtim familjar, në grup shoqëror apo biznesi. Wi-Fi dhe ujë falas përgjatë gjithë udhëtimit!
Extra-Bonus për TË GJITHA mbërritjet: Në rastet kur fluturimi juaj mbërritës vonohet, ju do të rezervoheni për udhëtimin e transportit të rradhës të mundshëm, pa pagesa shtesë!
Për më shumë informacion telefononi në:
Albanian / Shqiptare +355 69 210 2245
English / Deutsch: +355 69 480 4261
ose na dërgoni mesazh në Whatsapp:
*nëse jeni më pak se 3 (tre) persona, do të udhëtoni së bashku me klientët e tjerë që kanë rezervuar për të njëjtin shërbim udhëtimi dhe të njëjtin orar.
** Zona Jugore e Rrethit Shkodër përfshin: