Sistem çmimesh i lehtë për t’u kuptuar, me çmime të zakonshme dhe të hershëm nëse rezervoni të paktën 7 (shtatë) ditë përpara udhëtimit dhe me 3 (tre) tipe të ndryshme shërbimesh transporti, të ofruara ekzaktësisht sipas kërkesës suaj!
Early bird | Regular | |
ECO * | € 9.- | € 12.- |
PREMIUM** | € 19.- | € 22.- |
VIP *** | € 50.- | € 55.- |
* ECO Ky shërbim është i mundshëm vetëm gjatë ditës nga ora 6 PD deri në 4 MD (06.00 – 16.00) dhe është një kombinim ku shoferi* ju sjell në/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në një pikë-takim të përcaktuar për shërbimin e autobuzave ndërmjet qendrës së qytetit të Tiranës dhe qendrës së qytetit të Shkodrës (ose anasjelltas). Kohëzgjatja e udhëtimit është përafërsisht 3 (tre) orë. Ofertë udhëtimi e përshtatshme nëse dëshironi të udhëtoni si udhëtar i zakonshëm.
**PREMIUM Ky shërbim është i vlefshëm 24/7 me orar nisjeje të përcaktuar nga/drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe drejt/nga Shkodra. Ky lloj shërbimi ka të veçantë sepse mund të hipni ose të zbrisni në çfarëdo lokacioni / hoteli në qendrën e qytetit të Shkodrës*. Kohëzgjatja e udhëtimit është përafërsisht 2 (dy) orë. Wi-Fi falas përgjatë gjithë udhëtimit!
***DE LUXE Ky shërbim është i vlefshëm 24/7 me orar nisjeje të përcaktuar nga ju, dhe do të mund të hipni ose të zbrisni në çfarëdo lokacioni në qytetin e Shkodrës ose Zonës Jugore të rrethit të Shkodrës** pa kosto shtesë. Automjeti do të jetë në dispozionin tuaj deri në 3 (tre) pasagjerë. Kohëzgjatja e udhëtimit është përafërsisht 2 (dy) orë. Ky shërbim është ideal për një udhëtim familjar, në grup shoqëror apo biznesi. Wi-Fi dhe ujë falas përgjatë gjithë udhëtimit!